Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen e programit ndërkufitar IPA III

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen e programit ndërkufitar IPA III

Aktuale March 29, 2024 - 13:44

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar të premten marrëveshjen dypalëshe për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq.