Osmani: Ta kesh Kosovën në KiE, fitore për të drejtat e njeriut
Foto: Laura Hasani

Osmani: Ta kesh Kosovën në KiE, fitore për të drejtat e njeriut

Aktuale March 29, 2024 - 14:11

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ajo, përmes një postim në platformën sociale “X”, ish-Twitter, ka thënë se pranimi i Kosovës në KiE është fitore për të drejtat e njeriut, raporton Zeri.info.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Asamblesë së APKE-së që po na mbështesin në këtë kauzë. Të kesh Kosovën në Këshillin e Evropës do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”.

Dy ditë më parë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e hartuar nga raportuesja greke, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.