Abelard Tahiri i drejtohet Vetëvendosjes: Pse gjithë kjo frikë nga e vërteta?
Foto: Laura Hasani

Abelard Tahiri i drejtohet Vetëvendosjes: Pse gjithë kjo frikë nga e vërteta?

Aktuale March 29, 2024 - 15:46

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale po synon t’i fshehë mashtrimin e hajnitë e saj e përveç kësaj i frikësohet edhe së vërtetës.

Ndërkaq ai i citoi tri rastet që sipas tij e dëshmojnë këtë e që janë: bojkotimi i mostrave të humbjes së Deharit, sabotimi i punës së Komisionit Hetimor dhe mosvotimi i themelimit të komisionit hetimor.

Më poshtë gjeni rastet që sipas Deharit dëshmojnë së Vetëvendosja po e fsheh hajninë e mashtrimin.

“E kanë bojkotuar votimin e komisionit hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit.

E kanë sabotuar punën e komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

Dje nuk e votuan themelimin e komisionit hetimor për mbi 200 milionë euro kontrata njëburimore”, shkroi ai në Facebook. /Zëri