Ministria e Drejtësisë: Javën që lamë pas përkujtuam qindra martirë, do t’i nderojmë përherë

Ministria e Drejtësisë: Javën që lamë pas përkujtuam qindra martirë, do t’i nderojmë përherë

Aktuale March 30, 2024 - 18:06

Ministria e Drejtësisë, përmendi javën që po lihet mbrapa, ku aty u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe.

“Në Goden të Gjakovës, në Fortesë, në Celinë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Suharekë, në Dardani të Pejës, në Izbicë të Skënderajit, në Podujevë, gjithandej trevave të Kosovës, zjarri i kriminelëve serb po përvlonte popullësinë civile të pafajshme, foshnje e pleq, fëmijë, vajza e djem të rinj, gra e burra, pa dallim, të gjthë me të vetmin qëllim, shfarosjen e popullit shqiptarë”, shkruan në postimin e Ministrisë.

“Do t’i kujtojmë e do t’i nderojmë përherë. E kemi detyrë të përjetshme, për hirë të historisë, për hirë të së ardhmes.  Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Kosovës!”, shtoi MD-ja në Facebook.