Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut, bashkësponsore e Rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës në OKB
Foto: Laura Hasani

Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut, bashkësponsore e Rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës në OKB

Aktuale April 15, 2024 - 15:37

Minstri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se shteti i tij është bashkësponzor i Rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, që pritet të votohet më 2 maj në Kombet e Bashkuara.

“Maqedonia e Veriut është bashkësponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të Rezolutës në OKB për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 dhe për ta shënuar çdo vit”, tha Osmani në konferencën për media, siç e citoi N1.

“Unë mendoj se është veçanërisht e rëndësishme që Serbia të votojë për këtë rezolutë, me qëllim që faktet të njihen dhe të promovohen, pasi të gjitha vendimet e gjykatave dhe organeve ndërkombëtare tregojnë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë”, tha ai.