“Burrat vrasin, shteti hesht”, në Prishtinë protestohet pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj [foto]
Foto: Laura Hasani

“Burrat vrasin, shteti hesht”, në Prishtinë protestohet pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj [foto]

Aktuale April 15, 2024 - 18:24

Kohët e fundit në Kosovë po dëgjojmë raste të shumta që vriten gratë e një rast i tillë ka ndodhur disa ditë më parë në Ferizaj.

Një 21-vjeçare mbeti e vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe i dyshuar për këtë akt është ish-bashkëshorti i saj me të cilin kishin një fëmijë, raporoton Zeri.info.

Kjo nxiti reagime të shumta, madje u konsiderua edhe si femicid dhe si një alarm se siguria e grave në Kosovë duhet trajtuar si një çështje emergjente.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot ka organizuar një protestë në Prishtinë si shenjë revolte për vrasjen e shtypjen e grave.

Aty shihen dhjetra gra që mbajnë pllakata në duar, në të cilat shkruhet “Në patriarkat nuk ka liri, barazi e as siguri”, “Përdhunimi është krim”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Dhunuesit e grave në burg”. /Zëri

Fotografitë nga kjo protestë mund t’i shihni në vijim:

Image
Image
Image