MPJD-ja konfirmon se janë evakuuar tre kosovarë nga Izraeli
Foto: Laura Hasani

MPJD-ja konfirmon se janë evakuuar tre kosovarë nga Izraeli

Aktuale April 15, 2024 - 19:22

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se tre kosovarë janë larguar nga Izraeli pas tensioneve nga sulmet e Iranit.

Ata janë larguar së bashku me 12 shtetas të Shqipërisë dhe tani ndodhen në Qipro, raporton Zeri.info.

“Në lidhje me situatën në Izrael, ju njoftojmë që evakuimi i tre kosovarëve nga Izraeli, të cilët, së bashku me 12 shtetas të Shqipërisë gjenden në Qipro, në rrugën drejt Shqipërisë dhe Kosovës, është kryer në bashkëpunim të ngushtë në mes të Ambasadës së RKS dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime dhe, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër.

“Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet ,linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar te stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme.

Në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova por që nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli.

Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim te vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndermarrim te gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve në ditët në vijim”, thuhet në njoftim. /Zëri