Dorëzohet Daçiqi: Asambleja Parlamentare e KiE-së pritet ta miratojë pranimin e Kosovës

Dorëzohet Daçiqi: Asambleja Parlamentare e KiE-së pritet ta miratojë pranimin e Kosovës

Aktuale April 16, 2024 - 10:55

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Sipas tij, ka disa vende që besojnë se pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të komunave serbe. Megjithatë, ai deklaron se kjo nuk do të triumfojë.

“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Daçiqi për B92.

“Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai, duke shpresuar te vendimi i mëpastajmë i 16 majit.