Nisin punimet e Komitetit Politik në KiE, do të diskutohet edhe amendamenti i Italisë për Asociacionin

Nisin punimet e Komitetit Politik në KiE, do të diskutohet edhe amendamenti i Italisë për Asociacionin

Aktuale April 16, 2024 - 11:24

Në Strasburg të Francës kanë nisur punimet e Komitetit Politik në kuadër të Këshillit të Evropës, ku do të diskutohen amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë Komitet do të diskutohet edhe amendamenti i Italisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Aktualisht janë gjithsej 16 amendamente, që pritet të diskutohen e të hidhen në votim, ku shumica prej tyre janë nga pala serbe. /Gazeta10