Muhaxheri pas vrasjes në Pejë: S’ka vend për dhunë në shoqërinë tonë

Muhaxheri pas vrasjes në Pejë: S’ka vend për dhunë në shoqërinë tonë

Aktuale April 16, 2024 - 12:27

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me vrasjen e një gruaje sot në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Muhaxheri, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, u shpreh se dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.

“Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur”, shkroi Muhaxheri.

Sipas tij, duhet të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri-tjetrin.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes të së ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”, përfundoi ai. /Zëri