PSD-ja me aksion para Qeverisë, sjell një plumb si protestë kundër vrasjes së grave

PSD-ja me aksion para Qeverisë, sjell një plumb si protestë kundër vrasjes së grave

Aktuale April 16, 2024 - 14:16

Aktivistët e PSD-së sot kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së një gruaje në Pejë, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Sipas PSD-së, përderisa qeveritarët e Presidenca defilojnë nëpër samite paqe e kompozojnë këngë, një jetë paralele në të cilën gratë përballen me plumba po vazhdon.

“Performancat e simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë ndërru jetën grave për asnjë njësi. Gratë janë vra në vitet ’60, gratë po vriten sot.

Kjo qeveri edhe ky pushtet don me na mbajte veç si viktima, sepse duke na mveshë këtë rol na e kërkon dëgjueshmërinë, për të qenë patroniuese ndaj nesh. Na e refuzojmë këtë rol dhe luftojmë për barazi”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas tyre, shteti e ka obligim, shteti e ka përgjegjësi ekskluzive mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e dhunës.

“Po ky shtet dhe kjo qeveri janë frymëzuesi kryesor sot për dhunë dhe vrasje.

Në shenjë simbolike na e kemi sjellë një plumb, se plumbi e shënon çastin e fundit në jetën e grave të vrara. Ato nuk mund të flasin më, e na kemi me vazhdu me folë e me luftu”, thuhet në reagimin e PSD-së. /Zëri

Image