Vëllai i gruas që u vra në Pejë: Dhëndri ka qenë narkoman

Vëllai i gruas që u vra në Pejë: Dhëndri ka qenë narkoman

Aktuale April 16, 2024 - 14:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku Edmon Lajqi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.

Vëllai i së ndjerës ka thënë për gazetën Insajderi se i dyshuari ka qenë në depresion dhe sipas tij ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.

“Hala s’e dimë çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në Polici. Dhëndri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri, dhunë fizike nuk ka pasë. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhunë psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.