Kërkohet të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Kërkohet të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Aktuale April 16, 2024 - 14:32

Vrasja e sotme e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj në Pejë ka nxitur reagime të shumta.

Pas dënimit të këtij rasti makabër, personalitete të ndryshme në rrjete sociale kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shpallë ditë zie.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe juristja e njohur e medias, Flutura Kusari.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka shpërndarë një foto ku shkruhet: “Shpallni ditë zie për gratë e vrara!”.

Një foto e tillë është shpërndarë edhe nga shumë gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile në vend.

Në Kosovë ditët e zisë mund t’i shpallë vetëm nga presidenti i vendit.