Ambasadori britanik: Jam i tronditur dhe i pikëlluar për vrasjet e dy grave

Ambasadori britanik: Jam i tronditur dhe i pikëlluar për vrasjet e dy grave

Aktuale April 16, 2024 - 18:08

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve të fundit.

Ai përmes një postimi në platformën "X", ka theksuar se ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë gjë e që është femicidi.

“Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim dhe zemërim ka në shoqëri”.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka thënë Hargreaves.