Në Pejë ndizen qirinj për Gjyljeta Ukellin 

Në Pejë ndizen qirinj për Gjyljeta Ukellin 

Aktuale April 16, 2024 - 20:16

Në qytetin e Pejës sonte janë ndezur qirinj në nderim dhe kujtim të jetës së Gjyljeta Ukellit, e cila u vra sot në mëngjes nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Klankosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku dhe shihen të jenë mbledhur shumë qytetarë të cilët kanë ndjerë dhembjen me familjen e cila pësoi nga rasti tragjik.

E ndjera, u vra nga burri, vetëm dy ditë para se të mbushte 43 vjeç. Ajo la prapa tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.