Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: Edhe një tjetër moment historik për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: Edhe një tjetër moment historik për Kosovën

Aktuale April 16, 2024 - 21:34

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”.

“Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, ka thënë Hasani.