Mbi 800 mijë kosovarë udhëtuan nga Aeroporti i Prishtinës nga 1 janari
Foto: Laura Hasani

Mbi 800 mijë kosovarë udhëtuan nga Aeroporti i Prishtinës nga 1 janari

Aktuale April 16, 2024 - 21:43

Për tre muaj, 830 mijë qytetarë kanë udhëtuar nga Kosova për në shtete evropiane, pas liberalizimit të vizave.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar 650 mijë qytetarë, sivjet numri i udhëtimeve është rritur dukshëm.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara.

Për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve, ajo ka thënë se i kanë  zgjeruar edhe hapësirat e infrastrukturës së aeroportit, duke i shtuar edhe katër dalje të tjera.

Nga ana tjetër, Gara ka njoftuar se e kanë shtuar edhe stafin, duke numëruar kështu 850 punonjës.