Konjufca: Kosova mori një konfirmim nga KiE, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Kosova mori një konfirmim nga KiE, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike

Aktuale April 16, 2024 - 21:53

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi për Kosovën.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës.

Postimi i plotë:

Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

U shmangën kushtëzimet shtesë dhe amendamentet që do t’ia vështirësonin rrugën Republikës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Me shumicë dërmuese sot Kosova mori një konfirmim nga Këshilli i Evropës, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike.

Dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. Besojmë dhe angazhohemi fort që një ditë e tillë të përsëritet në ministerialin e ardhshëm në maj, ku Kosova të anëtarsohet me të drejta të plota, e barabartë mes të barabartëve në Këshillin e Evropës!

Urimet shkojnë për të gjithë popullin e Kosovës!