Tahiri nga Asambleja e Këshillit të Evropës: Bashkë gjithçka arrihet

Tahiri nga Asambleja e Këshillit të Evropës: Bashkë gjithçka arrihet

Aktuale April 16, 2024 - 22:34

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët pas mbështetjes për Kosovën nga Asambleja e Këshillit të Evropës.

Tahiri ka thënë se kur jemi bashkë gjithçka arrihet.

“Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur. Urime qytetarëve të Kosovës, faleminderit miqve të vendit tonë për mbështetje në këtë arritje historike. Urime pafund, ta gëzojmë”, ka thënë Tahiri.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raporton që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Krerët shtetërorë të Kosovës mirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.