Pamje nga festa e mbrëmshme në Konsullatën e Kosovës në Strasburg, pas suksesit në KiE

Pamje nga festa e mbrëmshme në Konsullatën e Kosovës në Strasburg, pas suksesit në KiE

Aktuale April 17, 2024 - 09:23

Mbrëmë në Strasburg të Francës, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës atje, u organizua pritje me rastin votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 131 vota në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadori i Kosovës në Strasburg dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti falënderuan mysafirët e pranishëm dhe miqtë e vendit tonë për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Image

Image

Image