Kosova pas bllokimit të autobusëve në pikat kufitare: Evitoni me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Kosova pas bllokimit të autobusëve në pikat kufitare: Evitoni me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Aktuale April 17, 2024 - 10:48

Ministria e Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Brendshme kanë reaguar pas bllokimit të dhjetëra autobusëve në pikat kufitare të Serbisë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë nga Kroacia që nga mesnata e brendshme.

Ministritë u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, transmeton Zeri.info.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

MPJD-ja dhe MPB-ja janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’ju mbajnë të informuar rreth detajeve të reja”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se të gjithë udhëtarët luten të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim. /Zëri