Zyrtari i Kosovës në Beograd shkon në kufirin Serbi – Kroaci, ku po mbahen të bllokuar autobusët nga Kosova

Zyrtari i Kosovës në Beograd shkon në kufirin Serbi – Kroaci, ku po mbahen të bllokuar autobusët nga Kosova

Aktuale April 17, 2024 - 10:55

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka arritur në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, ku po mbahen të bllokuar 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë.

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’ Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.