Cramoni për bllokimin e kosovarëve: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

Cramoni për bllokimin e kosovarëve: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

Aktuale April 17, 2024 - 13:00

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas bllokimit të autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë udhëtarët të kalojnë kufirin.

“Liria e lëvizjes për të gjithë duhet të sigurohet, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar Cramoni në “X”.

Ndryshe, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se në pikëkalimin “Batrovci” Serbi – Kroaci nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë me mbi 300 qytetarë të Kosovës.

Kjo, sipas tij, për shkak se mbrëmë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.