16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

Aktuale April 17, 2024 - 13:56

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci - Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë, të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me Serbinë, që nga ora 1:00 e mesnatës.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar pronari i agjencisë së udhëtimit "Zhitia Turist", Gazmend Zhitia.

Sipas tij, përveç pikës kufitare Kroaci - Serbi, janë të mbyllura edhe pikat e tjera kufitare me Serbinë. Ai shtoi se nuk kanë informacione nga autoritet serbe pse po ndodhe kjo, por që udhëtarët nuk po lejohen të kalojnë nga asnjë pikë kufitare me shtetin serb.

Përveç autobusëve të kësaj linje udhëtimi, të bllokuar kanë mbetur edhe autobus të agjencive "Barileva Turist" dhe "Teuta Tours".