“Dolën disa persona më thanë ‘jemi nga Prokuroria e Hagës’”, Fazliu jep detaje për ndalimin e tij nga EULEX-i

“Dolën disa persona më thanë ‘jemi nga Prokuroria e Hagës’”, Fazliu jep detaje për ndalimin e tij nga EULEX-i

Aktuale April 17, 2024 - 15:56

Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Pasi është liruar, Fazliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është ndaluar nga disa zyrtarë që janë prezantuar si përfaqësues të Prokurorisë Speciale të Hagës.

Ata, sipas Fazliut, ia kanë paraqitur një urdhër nga Gjykata Speciale për konfiskimin e telefonit të tij.

Fazliu shtoi se personat që e ndaluan atë e dërguan në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe u bë konfiskimi i telefonit.

“Përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, më dolën disa persona më thanë: ‘Jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal’, pastaj më dërguan me veturën e tyre në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe aty më konfiskuan telefonin”, shkroi Fazliu.