Varroset Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga burri i saj në Pejë

Varroset Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga burri i saj në Pejë

Aktuale April 17, 2024 - 18:02

Është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Ajo është varrosur këtë pasdite në varrezat e qytetit të Pejës.

E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë.

I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim, ndërkohë gjatë procesit gjyqësor, Lajqi mund të dënohet me 10 vjet minimalisht dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm.