Lajçaku thotë se vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Lajçaku thotë se vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje javën e ardhshme

Aktuale April 18, 2024 - 18:17

Sot në Bruksel u mbajt takimi tre-palësh mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE.

Pas këtij takimi ka reaguar edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Zeri.info.

Lajçaku ka thënë se në takim është folur për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së.

Po ashtu ai bëri të ditur se palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë përpjekjet javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, shkroi ai në “X”. /Zëri