Ismaili: Shtrirja e sovranitetit në veri, iluzion hipokrit i Kurtit
Foto: Laura Hasani

Ismaili: Shtrirja e sovranitetit në veri, iluzion hipokrit i Kurtit

Aktuale April 20, 2024 - 16:35

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka ngritur alarmin e shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit nga Serbia e që mund të ndikojnë në veri.

Ajo ka thënë se shtrirja e sovranitetit në veri, si një ndër premtimet e kryeministrit Albin Kurti tregon hipokrizinë e tij, raporton Zeri.info.

“Këto ditë po kemi më shumë zhvillime për të kuptar më saktë gjithë hipokrizinë e kryeministrit Kurti në raport me veriun dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Shqetësimet e tij dhe të ministrit të tij kot fare të mbrojtjes, z.Maqedonci për manovrat ushtarake të Serbisë në territorin e vet, respektivisht 30 kilomentra nga kufiri i Kosovës, shpërfaqin lotët e tyre prej krokodili në përpjekje për të mbuluar qyqarllëkun e tyre real për manovrat e munguara ushtarake të Kosovës në territorin e Kosovës.

Pse kryeministri Kurti bën gisht kah dronët iranian Shehid të Serbisë dhe përhap frikë, por nuk merr zemër nga dronët turk Bajraktar të Kosovës?”, thuhet në reagimin esaj.

Sipas saj, shtrirja e sovranitetit në veri është një iluzion i krijuar nga Kurti, sepse ai nuk mund të organizoj zgjedhjet në katër komunat veriore, pasi shkollat nuk i japin qasje.

“Kryeministri që kemi nuk bën dot as Rregjistrimin e Popullsisë që ka planifikuar sepse qytetarët atje nuk e lejojnë. Sikur që ai nuk bën dot as inkasimin e faturave të rrymës. Por ai po di vetëm të na shes dushk për gogla, dhe të ankohet sesi hija e kryeministrave paraprak po ia vret sytë.

Kryeministri Kurti është vetëm një kryeministër satelit i fshehur nën petkun e sovranizmit populist, që më shumë sesa sovranitetin e shtetit të Kosovës, po shtrinë rrugën për sovranitetin e Serbisë në veri.

Këtë po ia ndihmon një heshtje e strukturave destruktive në veri që po respektojnë fjalën e Vuçiqit për të qendruar të qetë dhe që zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm pas Asociacionit”, shkroi ajo më tej. /Zëri