Duda Balje ndalohet nga policia serbe në Merdar
Foto: Laura Hasani

Duda Balje ndalohet nga policia serbe në Merdar

Aktuale April 23, 2024 - 12:17

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdar.

Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët, jemi në rrugë për në Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë m’i kanë ndal letrat. Burri ka pyetur ‘a ka najsen’ dhe i kanë thënë ‘jo, kontroll rutinore’”, tha shkurtimisht Balje. /EO