Numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani aktualisht i treti në nivel vendi
Foto: Laura Hasani

Numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani aktualisht i treti në nivel vendi

Aktuale April 24, 2024 - 21:15

Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44 përqind.

Ndërkaq, momentalisht është duke prirë Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18 përqind, ku deri më tani janë numëruar votat në 1 mijë e 784 nga 3 mijë e 508.

Nga numërimi i deri tanishëm i votave në Tetovë po prin Bujar Osmani, ku pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Tetovë nga numërimi i votave në 74 qendra të votimit, Bujar Osmani ka 38,7 përqind, ndërkaq Arben Taravari 36.86 përqind.