Komisioni për Ekonomi procedon për në Kuvend raportin vjetor të ARKEP-it

Komisioni për Ekonomi procedon për në Kuvend raportin vjetor të ARKEP-it

Aktuale April 25, 2024 - 10:11

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektrezolutën për raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, e cila u procedua për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se presin që ARKEP-i të zbatojë rekomandimet e dhëna që të ngrihet performanca e tij në shumë sektorë.

“Edhe rekomandimet që janë ofruar janë në përputhje me rekomandime që kemi pasur si grup punues dhe konsideroj se rezoluta plotëson të dhënat që ARKEP-i të ngritë perfomancen e tij në shumë sektorë dhe mendoj që mund ta procedojmë në seancë të Kuvendit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues u shty për në mbledhjen e ardhshme. /EO