Kurti për takimin me O’Brienin: Diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike

Kurti për takimin me O’Brienin: Diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike

Aktuale April 25, 2024 - 12:00

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Kurti tha se me të ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

“Dje kam takuar ndihmëssekretarin e Shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”.