Bruksel: Kërkohet takim trelateral Kosovë - BE - Serbi

Bruksel: Kërkohet takim trelateral Kosovë - BE - Serbi

Aktuale April 25, 2024 - 12:49

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka nisur ende.

Siç ka njoftuar media e pavarur serbe “N1”, ka ndodhur një ndryshim i formatit dhe kështu dialogu do të nisë me një takim trelateral në mesditë.

Temë kryesore e këtij takimi mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq do të jetë çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Ky është takimi i gjashtë për këtë temë. /Klankosova