Fqinji që dyshohet se rrahu katërvjeçarin lirohet në arrest shtëpiak, babai e quan vendimin skandaloz [video]

Fqinji që dyshohet se rrahu katërvjeçarin lirohet në arrest shtëpiak, babai e quan vendimin skandaloz [video]

Aktuale April 25, 2024 - 15:09

Babai i katërvjeçarit nga Prizreni, Përparim Bajraktari, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës së Apelit për ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj të birit të tij.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nuk kishte marrë asnjë informacion nga gjykata.

“Djali ka frakturë të hundë, ka pasë gjakderdhje vazhdimisht dhe shqetësime. Sulmi ndaj një fëmije katërvjeçar ka qenë brutal, fëmija ka qenë dhe është i tronditur”.

“Ne si familje jemi të shokuar, dje na ka njoftuar avokati se Gjykata e Apelit ka marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak”.

“Nuk na ka paralajmëruar askush, nuk kemi marrë ndonjë shkresë se do t’i ndryshohet kjo masë, kjo është një skandal, është tmerr”, ka thënë Bajraktari.