Komuna e Prishtinës sqarohet rreth orarit të barnatoreve
Barnatoret në kryeqytet do të punojnë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke përfshirë edhe fundjavat dhe festat zyrtare.
Në njoftimin nga Komuna e Prishtinës thuhet se ky orar është mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi dhe së shpejti pritet vendosja e përdorimit të aplikacionit, me anë të së cilit mund të dihet orari i saktë, po ashtu të dihet edhe për barnatoret kujdestare në datën përkatëse. /Zëri
Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë:
Sqarim për qytetarët: Orari i punës së barnatoreve
Të dashur qytetarë,
Funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).
Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.
Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse.
Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të trajtojë secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast.
Drejtoria e Shëndetësisë.