Maqedonci: “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Foto: Laura Hasani

Maqedonci: “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere

Aktuale April 26, 2024 - 21:03

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e tetë vendeve dhe 29 ushtarëve ndërkombëtarë në këtë garë tregon për nivelin e bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me vendet partnere.

“Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar Maqedonci.

Fitues i kësaj gare ka dalë ushtari i FSK-së, Sead Veseli, që është pjesëtar i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

Ai u deklarua se ka qenë përvojë e mirë gara me ushtarë të vendeve ndërkombëtare, ku tha se edhe kanë përfituar njohuri nga ta.

“Gëzohem që kam qenë pjesë e kësaj gare sepse ka pasur edhe shtete ndërkombëtare kemi treguar vlerat tona ushtarake si pjesë e FSK-së… Ka qenë bashkëpunim i mirë dhe garë shumë interesante u kon shumë e mirë dhe pak sfiduese… Ju dëshiroj suksese edhe në garat tjera ndërkombëtare me kallzu rezultate sa më të mira”, tha Sead Veseli për Tëvë1.