Gërvalla kujton masakrën e Mejës: S’do të ndalemi së punuari deri të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë
Foto: Facebook

Gërvalla kujton masakrën e Mejës: S’do të ndalemi së punuari deri të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë

Aktuale April 27, 2024 - 22:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë.

Gërvalla tha se në Masakrën e Mejës, forcat serbe ekzekutuan 376 civilë shqiptarë, katolikë, myslimanë, gra e burra, të moshuar e fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë.

“Nuk do të ndalemi së punuari për drejtësi, derisa kriminelët të gjykohen dhe dënohen dhe të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tha se Kosova është jetësimi i amanetit të të rënëve për liri dhe forcimi i saj çdo ditë është detyrimi yni dhe i gjeneratave që po e jetojnë lirinë.