Veturat i bllokon veç Policia, por jo edhe “Prishtina Parking”
Foto: Laura Hasani

Veturat i bllokon veç Policia, por jo edhe “Prishtina Parking”

Aktuale April 28, 2024 - 15:28

Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon “Prishtina Parking” e ndjekin një rregullore të re e cila u miratua në kuvendin komunal më 21 dhjetor 2023.

Mirëpo kjo rregullore po kundërshtohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, të cilët edhe kanë kërkuar rishqyrtim të saj.

Përveç GLSP-së, kjo rregullore u kundërshtua edhe nga asamblistët e PDK-së të cilët bënë të ditur se të paktën një nen i saj është paraqitur ndryshe nga ajo çfarë është votuar, raporton Klan Kosova.

E për të gjitha këto ankesa nga pushteti lokal premtuan se pas konsultimeve, që do të bëhen brenda një kohe të shkurtër do të shihet nëse do të rishikohet rregullorja.