Deputeti Gashi tregon se a ka marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së
Foto: Laura Hasani

Deputeti Gashi tregon se a ka marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së

Aktuale April 28, 2024 - 16:58

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë në ATV se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai i cili ka ofruar të shpërndahet Kuvendi, dhe sipas tij, PDK-ja iu është përgjigjur me një datë, por nuk e mendon se kanë tamam marrëveshje mes vete.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend.

“S'po them që ka marrëveshje, por Kurti ka ofruar me shpërnda Kuvendin, dhe PDK-ja iu ka përgjigjur me një datë për zgjedhje, është deklarim publik. PDK-ja e ka emëruar edhe kandidatin për kryeministër, pra i kanë bërë përgatitjet. Por që kanë marrëveshje nuk po them, por me që VV-ja po do me ndërtu argumentin, se të gjithë po bëhen bashkë për t’u rrëzuar, por nuk është ashtu. Jemi tri parti të ndryshme. Nuk kemi dhe nuk do të kemi marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me asnjë parti politike, ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Gashi.