KQZ-ja sot mban mbledhje
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja sot mban mbledhje

Aktuale April 29, 2024 - 08:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të mbahet me fillim në orën 13:30.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së KQZ për vitin 2023, për Kuvendin e Kosovës, shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të realizimit të Planit të Punës së KQZ për vitin 2023 janë disa nga çështjet që do të trajtohen në këtë mbledhje. /Zëri