Vuçiqi u drejtohet serbëve, flet për situatën në Kosovë dhe rezolutën për Srebrenicën
Aktuale
April 29, 2024 - 09:22
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet kombit sot pas kthimit nga Nju-Jorku.
Siç njofton Zyra për bashkëpunim me media e presidentit të Serbisë, Vuçiqi do të flasë për situatën në Kosovë, rezolutën për Srebrenicën dhe çështje të tjera të rëndësishme, transmeton RTS-ja.
Fjalimi do të mbahet në ora 18:00, në objektin e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë.