Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij [foto]

Një vit pas zgjedhjes, kryetari i Zveçanit kthehet në zyrën e tij [foto]

Aktuale April 29, 2024 - 10:38

Një vit pas zgjedhjes në postin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është kthyer në objektin komunal, në zyrën e tij.

Image

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Image

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i Komunës është mbajtur me drejtorët e drejtorive komunale, raporton RTKlive.

Seancën e parë e Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit do të mbahet nesër, më 30 prill, në fshatin Lipë, tha kryetari i Komunës, Ilir Peci. Ai tha se seanca është thirrur një javë më herët, andaj do të mbahet atje.

Image

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 05 2023. Ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.

Image