Burri nga Prishtina që adoptoi 10 qen endacakë merr 500 euro çdo muaj nga Komuna e Prishtinës
Aktuale
April 29, 2024 - 12:33
Komuna e Prishtinës ka shpërndarë një video motivuese për adoptimin e qenve endacakë.
Si imazh kanë përdorur Samiun, për të cilin thonë se ka adoptuar 10 qen endacakë.
“Ai është shembull i një qytetari që ka vendosur të marrë përgjegjësi shoqërore në zgjidhjen e problemit të qenve endacakë”, shkruan Komuna në përshkrimin e videos.
Për këtë veprim, sipas Komunës, Samiu merr 500 euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga kryeqyteti, si dhe mbështetje shtesë.
“Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij. Ju ftojmë ta ndiqni shembullin e Samiut që ta bëjmë me shtëpi çdo qen endacak. Adopto edhe ti!”.