Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve të ndërmarrjeve të pavarura
Foto: Laura Hasani

Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve të ndërmarrjeve të pavarura

Aktuale April 29, 2024 - 13:11

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, që flet për Kosovën.

Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin thotë se ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

 

“Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASH-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve antikushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura që Qeveria është treguar e zonja dhe treta ka qenë në vazhdimësi, pengimi i LVV-së që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit, duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.