Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Aktuale April 29, 2024 - 15:24

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky reagim i Musliut vjen pasi media serbe e kontrolluar nga Beogradi “Kosovo Online”, por edhe media të tjera serbe janë marrë me gjenocidin në Srebrenicë.

Sipas tij, ky është shembull tipik i luftës dezinformative serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se kjo dëshmon se shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë.

“Ky është gjithashtu një shembull tipik i luftës së dezinformatave serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë së Putinit”, ka shkruar ai në X.