Osmani falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale April 30, 2024 - 08:41

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për mbështetjen.

Ajo e falënderoi edhe presidenten e PE-së, Roberta Metsolën, që ngriti zërin për popullin e Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, theksoi Osmani.

“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, theksoi ajo.

Kjo legjislaturë e Parlamentit Evropian e ka përfunduar mandatin.

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropianë do t’u drejtohen kutive të votimit.

Procesi zgjedhor do të mbahet nga 6 deri më 9 qershor, ku ata do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.