Osmani takon Cameron Alfordin, e falënderon për grantin prej mbi 200 milionë eurove
Aktuale
April 30, 2024 - 10:26
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Cameron Alfordin, zëvendëspresident në MCC, të cilin e ka falënderuar për grantin prej mbi 200 milionë eurove nga agjencia MCC e Qeverisë amerikane.
“Granti prej mbi 200 milionë eurove nga agjencia MCC e Qeverisë amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.
Sot në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita Cameron Alfordin, zëvendëspresident në MCC.
Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë - SHBA”, shkroi Osmani.