Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës

Aktuale April 30, 2024 - 10:57

Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi.

Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahen deri në orën 12:00.

Lider shtetërorë dhe figura të njohura janë duke bërë homazhe për nder të figurës tashmë të ndjerit, Ali Lajçi.

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Ndryshe, Ali Lajçi ka vdekur të dielën.

Ai ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vjet burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Image

Image