Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit 368 mijë eurosh me Komunën e Mitrovicës

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit 368 mijë eurosh me Komunën e Mitrovicës

Aktuale April 30, 2024 - 12:53

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me Komunën e Mitrovicës, në vlerë 368 mijë euro.

Aliu tha se financimi do të bëhet për projektin e rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.

“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 368.000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturor. Projekti i rrugës ‘Çlirimi’, ‘Luj Braj’, ‘Norbert Jokli’ dhe ‘Boro Stankoviq’”, thuhet në njoftimin e ministrit.