Abdixhiku: Ali Lajçi, ndër figurat më emblematike të Lëvizjes Kombëtare për liri, pavarësi e demokraci

Abdixhiku: Ali Lajçi, ndër figurat më emblematike të Lëvizjes Kombëtare për liri, pavarësi e demokraci

Aktuale April 30, 2024 - 13:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë sot kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit Ali Lajçi.

Ai në librin e zisë ka shkruar se Lajçi ka qenë një ndër figurat emblematike të Lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, transmeton Zeri.info.

“Kryetari Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka thënë: ‘Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci’”, tha Abdixhiku.

Njoftim i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi. Kryetari Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka thënë: “Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të Lëvizjes Kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i Komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë! Pusho në paqe!”. /Zëri